U bë për spital, sepse u ul me këmbë në guaskën e tualetit publik

Ndryshe

U bë për spital, sepse u ul me këmbë në guaskën e tualetit publik

Më: 18 prill 2015 Në ora: 18:12

Në mënyrë që të mos e prekte ulësen me lëkurë, zgjodhi të vë këmbët në të dy anët e guaskës së tualetit.
Jin Pai kishte shkuar për të kryer nevojën, në tualetin e aeroportit Hefei Xinqinao të Kinës, kur ndodhi edhe aksidenti.

Me t’u shembur ulësja e qeramikës, ai ka marrë prerje të thella në të dy këmbët dhe prapanicë.

Më t’i dhënë ndihmën e shpejtë në vendin e ngjarjes, 34-vjeçarin e kanë dërguar në spital për shërim të mëtutjeshëm.

Zyrtarë të Aeroportit kanë thënë se tualeti ka qenë i pastër dhe se brenda ka pasur edhe qeska të cilat përdoren për t’i vënë sipër, për të mos prekur aspak ulësen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat