Ja pse u vetë-infektova me HIV

Ndryshe

Ja pse u vetë-infektova me HIV

Më: 31 mars 2015 Në ora: 20:41

Është infektuar në mënyrë të vullnetshme me virusin HIV dhe ka vendosur tua tregojë të gjithëve, madje do të vazhdojë rrugën drejt politikës dhe të arrijë objektivat e tij. Adrian Hyyrylainen – Trett i partisë angleze Liberal Demokratike është kandidati i parë parlamentar që deklarohet zeropozitiv. Ai tregon historinë e tij për t’u dhënë kurajo atyre që po kalojnë problemet e tij duke pranuar se është infektuar me virusin pasi prej shumë vitesh ka qenë viktimë e bullizmit dhe homofobisë.

Sot është 36 vjeç, por kur ishte fëmijë Hyyrylainen- Trett ka vuajtur si fizikisht dhe psikologjikisht faktin që ishte gay. Ishte depresioni që nuk u kurua siç duhej që e çoi të përdorte drogë dhe të mendonte gjithnjë e më shumë për vetëvrasjen. “Kur nuk të intereson më për veten, fillon të bësh gjëra që mund të të dëmtojnë, mendoja gjithmonë: ku mund të gjej njerëzit më të rrezikshëm?. E di me 99 % siguri se kush është personi që më infektoi, por ishte gabimi im: i thashë po raporteve të pambrojtura”, thotë ai. “Por ajo që doja nuk ishte HIV-i ishte asgjësimi i vetes sime”.

Tani Hyyrylainen është gati të marrë përgjegjësitë e tij: “Infektimi me Hiv ishte pasojë e bullizmit dhe problemeve psikologjike, por e gjithë kjo mund të parandalohet”, thotë ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat