Mjekët i dhanë vetëm tre javë jetë, jeton ende

Ndryshe

Mjekët i dhanë vetëm tre javë jetë, jeton ende

Më: 30 mars 2015 Në ora: 10:13

Nëntorin e kaluar mjekët i dhanë maksimumi tre javë jetë. Por Dean Wharmby, një ish- bodybuilder 39 vjeçar nga Rochdale në Angli, nuk u dorëzua ndaj vdekjes.

Verdikti i mjekëve ishte i tmerrshëm, kancer në mëlçi aq i madh sa që e bënte të pamundur ndërhyrjen kirurgjikale ose kimioterapinë.

Në atë moment Dean, u ndje i rrënuar, por më pas vendosi që të ndjekë një dietë super të shëndetshme, ku përjashtohej çdo lloj sheqeri, pijet energjike dhe produkte të tjera të dëmshme, çka i solli dobësim të ndjeshëm.

Regjimi i ri ushqimor i mundësoi Dean që të mbijetojë deri më tani, por beteja e tij nuk ka përfunduar. Në ndihmë të tij janë angazhuar shumë njerëz në rrjetet sociale, ku në faqen e tij ka mbi 4 mijë fansa. Në profilin e tij Dean pblikon video dhe këshilla për të mposhtur kancerin në mënyra të ndryshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat