Angli, mjekët shërojnë djalin me stomak sa një topi futbolli

Ndryshe

Angli, mjekët shërojnë djalin me stomak sa një topi futbolli

Më: 29 mars 2015 Në ora: 20:13

Stackey Skinner 28 vjeç, u shokua kur mësoi se fëmija i saj mund të lindte me një bel të gjerë.

Për shkak të një gjendje të pazakontë, të njohur si “chylous ascites”, një gjendje që shtyn trupin të ndalojë së zbërthyeri yndyrnat dhe i magazinon ato si të lëngshme, stomaku i djalit është zgjeruar së tepërmi brenda mitrës.

Doktorët thanë se ai ishte aq i sëmurë sa ndoshta nuk mbijetonte i gjallë dhe prindërit e tij filluan të përgatisnin procesin e funeralit të fëmijës së tyre të pa lindur.

Pasi lindi, djali qëndroi në spital për më tepër se 12 javë para se stomaku i tij u shfry në madhësinë e tij normale.

Mjekët u detyruan të thajnë një masë të lëngshme nga barku i fëmijës.

Por pavarësisht fillimit dramatik për jetën e tij, djali tani nëntë muajsh, ka bërë një rikthim fantastik dhe më në fund është në shtëpi me familjen e tij.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat