Tim Kuk udhëheq listën e 50 liderëve të 2015

Ndryshe

Tim Kuk udhëheq listën e 50 liderëve të 2015

Më: 27 mars 2015 Në ora: 15:39

Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë Aple kryeson listën me 50 emrat e liderëve më të suksesshëm të 2015, një klasifikim ky i revistës “Fortune”.

Në një deklaratë për shtyp të revistës, redaktorët e saj shprehen se në listë janë përfshirë liderë pa ndonjë përcaktim formal apo zyrtarë të zgjedhur të qeverisë. Aty janë të pranishëm drejtues të ndryshëm, krerë organizatash joqeveritare, klerikë, trajnerë, atletë, artistë, të gjithë liderë në fushat e tyre.

Vitin e kaluar Kuk u radhit i 33 në listën vjetore të revistës, ndërkohë që nga 2014 të kualifikuar sërish në listën e 2015 janë Papa Françesku, i cili ka zbritur në vendin e katërt, nga vendi i parë që mbante vitin e kaluar.

Kreu i Starbuks, Howard Schultz ka rënë në vendin e 17, kurse themeluesi i Amazon.com, Jeff Bezos është radhitur i 27. Redaktorët thonë se në listë nuk janë përfshirë vetëm njerëz brilant, të admiruar apo të superfuqishëm, por edhe persona që me vizionin e tyre kanë shkaktuar reagime pozitive në shoqëri.

Në pesëshen më të mirë, pas Tim Kuk, radhiten: Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi, Presidenti kinez Xi Jinping, Papa Françesku dhe Kryeministri i Indisë Narendra Modi. Kurse këngëtarja Taylor Swift është artistja e radhitur në vendin e gjashtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat