Ky tualet bizar nuk po ju përshtatet meshkujve aspak

Ndryshe

Ky tualet bizar nuk po ju përshtatet meshkujve aspak

Më: 27 mars 2015 Në ora: 15:14

Klientët e restorantit janë vënë në siklet, pasi kanë shkuar të urinojnë në tualet.
Në vendin ku përpos se kryen nevojën personale, duhet të jesh i qetë dhe privat, e kanë shndërruar në diçka bizare.

Me manekinet nga plastika që janë shumë të çuditshme, askush nga meshkujt nuk po ndihet rehat teksa po kryen urinën në një restorant ë Tajvan të Kinës.

Vajzat e bardha me paruka dhe veshje të pazakontë, që ndodhen prapa xhamave, duket sikur po shikojnë në sy, transmeton Telegrafi.

“Mendova se hyra diku tjetër e jo në tualet”, ka thënë Sun Kao, që përjetoi këtë eksperiencë të habitshme.

“Me shikimin e tyre, ato duken shumë gjykuese”, ka thënë 24-vjeçari, për tualetin e pazakonshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat