Ja një mënyrë e re për të gjetur mikun tuaj më besnik

Ndryshe

Ja një mënyrë e re për të gjetur mikun tuaj më besnik

Më: 26 mars 2015 Në ora: 17:23

Guinnevere Shuster, duke përdorur artin e fotografisë, po i vjen në ndihmë kafshës me besnike të njeriut, qenit, por nga ana tjetër dhe të gjithë atyre njerëzve me një dashuri të veçantë për qentë.

Duke i bërë fotoportrete qenve, të cilat më pas i publikon ne faqen e “Facebook”-ut të Shoqërisë Humane, bashkangjitur me një përshkrim të karakteristikave të tyre, ky fotograf po i ndihmon që të gjejnë një strehë të ngrohtë dhe kujdes nga të apasionuarit pas tyre.

Por dhe këtyre të fundit duke i gjetur mikun e duhur vetëm nëpërmjet “Facebook”-ut, pa u sorollatur dyqaneve. Të jetë kjo e ardhmja e adoptimit të kafshëve? Mbetet për t’u parë suksesi i fotoportreteve të qenve në vazhdim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat