Ideja “e humbur” zbuluesit të gramafonit: Një pajisje për t’i dëgjuar të vdekurit!

Ndryshe

Ideja “e humbur” zbuluesit të gramafonit: Një pajisje për t’i dëgjuar të vdekurit!

Më: 6 mars 2015 Në ora: 10:41

Njëra nga ambiciet pak të njohura të Thomas Edisonit ishte për të ndërtuar një pajisje me të cilën do të mund të dëgjoheshin zërat e të vdekurve, sipas një kapitulli gati të humbur nga kujtimet e shpikësit, që pritet të ribotohen këtë javë në Francë.

Amerikani, i cili e zbuloi gramafonin dhe citohet shpesh si zbuluesi i parë i poçit elektrik, kishte dashur të krijonte një lloj "telefoni të shpirtrave" i cili do të regjistronte zërat e shpirtrave, transmeton Telegrafi.

Edison (1847-1931) kishte detajuar përpjekjet e tija dhe ato ishin publikuar pas vdekjes së tij, më 1948, si kapitulli i fundit i “Ditari dhe vrojtimet e ndryshme”.

Disa në Amerikë mendojnë se ideja ishte ndoshta një shaka e Edisonit, pasi që asnjë dizajn për një "telefon shpirtrash", ndonjëherë nuk është zbuluar.

Por në Francë, një përkthim i vitit 1949 në frëngjisht i “Ditarit” origjinal të shpikësit, sipas medieve të huaja, ishte ruajtur i paprekur – bashkë me kapitullin e fundit të zhdukur.

Lexuesit francezë nga e enjtja do të jenë në gjendje për të rizbuluar kërkimin e pazakontë të Edisonit në një libër të titulluar "Le Royaume de l'Au-dela" (Mbretëria e Botës Tjetër).

Kapitulli në fjalë flet rreth asaj se si Edison kishte provuar që në vitin 1870 të gjente bazë për “telefonin e shpirtrave” duke amplifikuar zërin nga gramafonat e tij, paraardhësit e gramafonave dhe regjistruesit e zërit.

Ai madje, për të arritur deri tek kjo, kishte bërë edhe një pakt me inxhinierin punonte me të, William Walter Dinwiddie.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat