Bebja 10 muajshe që peshon 19 kilogramë (Foto)

Ndryshe

Bebja 10 muajshe që peshon 19 kilogramë (Foto)

Më: 3 mars 2015 Në ora: 15:18

Vajza indiane Alia Salim ka vetëm 10 muaj që ka lindur dhe peshon 19 kilogramë, një peshë mesatare sa i një fëmije 6 vjeç.

Prindërit e vajzës së vogël, babai Muhamedi dhe nëna Shabana, nga shteti indian Jharkhand, thonë se nuk kanë para të mjaftueshme për të blerë ushqim për vajzën e tyre, dhe lusin njerëzit që t’u ndihmojnë.

Alia kur lindi kishte një peshë normale prej 4 kilogramëve, por ajo katër muaj më pas, filloi të rritet me shpejtësi të madhe. Prindërit kanë frikë se Alia mund të vdes nga konsumimi i madh i ushqimit, transmeton lajmi.net.

“Disa muaj pas lindjes, Alia filloi të rritet me shpejtësi. Çdo dy javë ne detyrohemi t’i blejmë rroba të reja”, tha nëna e dëshpëruar.

I ati Muhamedi thotë se nuk ka para të mjaftueshme për ta dërguar te ndonjë mjek i mirë, për ta diagnostifikuar se prej çfarë problemi shëndetësor mund të vuaj vajza e tij.

“Ne e dërguam te një spital lokal, , por mjekët nuk ishin në gjendje për të na treguar se çfarë po ndodh me Alinë. Na rekomanduan një tjetër spital, por ne nuk kemi para të mjaftueshme për udhëtim atje”, thotë ai.


Alia në shoqëri me një bashkëmoshatare

Çifti ka një edhe djalë, pesë vjet më të vjetër dhe ai është me peshë normale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat