E pabesueshme: Merimanga e ngre lart dhe e fut në rrjetë gjarprin (Video)

Ndryshe

E pabesueshme: Merimanga e ngre lart dhe e fut në rrjetë gjarprin (Video)

Më: 3 mars 2015 Në ora: 10:56

Krijesat më helmuese në Australi, u gjendën përballë njëra tjetrës. Në fund ishte vetëm një fitues.
Merimanga e njohur si “Shpinë-kuqe” ka ngritur gjarprin jugor me ngjyrë kafe dhe e ka mbështjellë me rrjetën e saj.

Ky gjarpër duhet të jetë helmuar nga merimanga, e më pas është bartur tek foleja e saj.

Fermeri Neale Postlethwaite, i cili edhe ka regjistruar ngjarjen, ka thënë se “gjarpri ka qenë gjallë për disa orë me radhë”.

“Jam befasuar kur e kam parë këtë gjarpër të ngjitur për veturën e gruas sime, por më vonë e kuptova që ishte pre e merimangës”, ka thënë fermeri që jeton në Gooroc të Melburnit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat