E rrallë, rinoceronti kërkon të shpëtojë zebrën, por brirët e tij…(Foto)

Ndryshe

E rrallë, rinoceronti kërkon të shpëtojë zebrën, por brirët e tij…(Foto)

Më: 2 mars 2015 Në ora: 20:53

Kjo zebër e vogël ishte fundosur keq në një pellg balte dhe po priste vdekjen në agoni, deri në çastin kur u duk se u shfaq shpëtimtari i saj.

Një rinoceront gjigand u tërhoq nga beteja e dëshpëruar e kafshës me baltën dhe vendosi ta ndihmojë krijesën e gjorë.

Por kjo vepër përfundoi tragjikisht. Duke harruar forcën e tij rinoceronti përfundoi duke i ngulur bririn “shpëtues” zebrës, me të cilin u përpoq ta nxirrte nga pellgu i baltës.

Roel van Muiden, një fotograf i kafshëve të egra e dalloi zebrën që po jepte shpirt, kur po u tregonte vizitorëve rreth Madikwe Game Reserve në Afrikën e Jugut.

Zebra e vogël duhet të ketë qenë atje për mjaft kohë, shkruan ai. Fotografi u është përgjigjur dhe komenteve negative të njerëzve që panë fotot duke thënë se nuk u përpoq ta shpëtonte kafshën pasi i pëlqen të mos ndërhyjë në punët e natyrës. “Ta lëmë atë të tillë”, tha ai duke shtuar se zebra jo vetëm ishte braktisur nga tufa dhe nga e ëma, por ajo nuk kishte shanse mbijetese.

Gjithsesi mendimin e footgrafit e sfidoi rinoceronti, i cili të paktën “u përpoq”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat