Zgjidhet misteri i ngjyrës së fustanit të famshëm

Ndryshe

Zgjidhet misteri i ngjyrës së fustanit të famshëm

Më: 2 mars 2015 Në ora: 00:37

“Do të më pëlqente që t’i jepja përgjigje përfundimisht kësaj enigma të madhe, duke ju thënë se ngjyra e fustanit është blu dhe e zezë, dhe absolutisht jo i bardhë dhe ngjyrë ari”, kjo është fjala e Michelle Bustock, stilistja e Roman Originals.

Fustani i quajtur ndryshe ‘the dress’ bëri bujë nëpër rrjetet sociale për perceptimin ndaj ngjyrave tërësisht të ndryshme. Hashtagu #the dress është kthyer në kryefjalën e ditëve të fundit, i shoqëruar me fotomontazhe dhe foto satirike.

18 orë pas publikimit të fotos, sajti i shitëses angleze arriti në miliona klikime. Stafi që punoi për projektin nuk e kishte idenë se fustani i fotografuar falë dritës do të perceptohej në ngjyra të ndryshme deri të premten më 27 shkurt, kur erdhën qindra email, telefonata të ndryshme.

Perceptuesit ishin të ndarë mes ngjyrave : blu dhe e zezë ose e bardhë dhe ngjyrë ari. Eksperti i optometrisë, Ashley Wood nga Universiteti i Kardifit, shpjegon se ekziston një mundësi 1 në 1 milion që foto të mos jetë aq e qartë sa truri i njeriut nuk mund të perceptojë saktë ngjyrën e saj.

“Është diçka që e eksperimentojmë çdo ditë, por shpesh nuk e vëmë re. Për shembull nëse dalim në mëngjes, rrezet e diellit duken të verdha por nëse dalim në mesditë ngjyra e rreze shkon më shumë drejt blusë. Sidoqoftë kur shikojmë objekte diçka e kuqe për shembull mbetet e kuqe. Truri jonë ka tendencën t’i përshtatet dritës që reflektojnë objektet në atë moment,” tha Ashley Wood.

Tani pas gjithë kësaj zhurme, kompania po mendon të krijojë edhe versionin e fustanit të bardhë dhe ngjyrë ari.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat