Minjtë ndihmojnë tigrin të kalojë depresionin e shkaktuar nga humbja e partneres

Ndryshe

Minjtë ndihmojnë tigrin të kalojë depresionin e shkaktuar nga humbja e partneres

Më: 1 mars 2015 Në ora: 18:55

Një tigër në kopshtin zoologjik të Galatit në Rumani, për një periudhë të gjatë kohore kaloi në depresionit. Një vit më parë, partnerja e tij ngordhI dhe kujdestarët e kopshtit zoologjik futën në kafaz një tjetër femër, Samirën, me shpresën se ajo do ta ndihmonte që kafsha të kalonte dhimbjen. Ditët iknin por Sandokan vazhdonte të ishte keq. Ai nuk lëvizte dhe nuk hante ushqim. Vazhdonte të humbte në peshë dhe e injoronte tërësisht Samirën.

Të shqetësuar për shëndetin e Sandokanit, kujdestarët nisën që të kërkonin metoda për ta ndihmuar tigrin që t’i kthehej jetës së mëparshme, pa përdorur barna farmaceutike. Dhe kështu, në një përpjekje pothuajse të dëshpëruar, ata vendosën që të fusnin dy minj në kafaz, duke i dhënë atij një alternativë argëtimi. Shpresonin që Sandokan do tu vërsulej për t’i ngrënë, por kjo nuk ndodhi. Me kalimin e ditëve, minjtë nisën që t’i afrohen përherë e më shumë tigrit. Ata iu ngjitën në kurriz dhe pas kësaj tigri nisi që të pranonte prezencën e re në kafaz.

“Ai mbante zi për humbjen e partneres. Kujdestarë të kopshteve të tjera zoologjike do të përdornin ilaçe për ta nxjerrë tigrin nga depresioni, por ato mund të jenë shumë traumatike për kafshët. Kërkuam një alternative tjetër dhe menduam se tigri do të turrej minjve dhe pasi t’i kapte do t’i hante. Në fakt ata të tre duket se janë bërë miq. Sandokan është kthyer në formën e tij të mëparshme. Ai është i lumtur që minjtë luajnë më gëzofin e tij dhe që ndodhen në të njëjtin kafaz”, tha Madalin Serban, zëdhënësi i kopshtit zoologjik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat