Ndaloi së ngrëni për t'iu ngjarë modeleve: Për pak do të vdisja

Ndryshe

Ndaloi së ngrëni për t'iu ngjarë modeleve: Për pak do të vdisja

Më: 1 mars 2015 Në ora: 18:33

Një adoleshente e cila kaloi në anoreksi pasi u bë e fiksuar me fotografitë e modeleve të shpërndara në Instagram, ka rrëfyer si si përdorimi i medieve sociale e çoi atë drejt mohimit të vetvetes.

India Edmonds, 17 vjeç, pati një çrregullim në ushqyerje në moshën 14-vjeçare pasi u fiksua pas fizikut të modeleve të famshme Cara Delevingne dhe Alexa Chung, dhe kaloi në anoreksi. Mirror Online përmes një investigimi të thjeshtë zbuloi se si adoleshentet e reja, hynin në rrjetet sociale për të parë dhe ndarë me njëra-tjetrën këshilla për të humbur në peshë, pa dijeninë e prindërve të tyre.

India ishte vetëm 14 vjeç kur ajo hyri në Instagram dhe filloi të inspirohej nga imazhet e modeleve të dobëta, për të humbur në peshë.

“Të gjithë në shkollë kanë një llogari në Instagram", thotë India për Mirror Online.

"Vajzat postojnë foto dhe gjithmonë kam menduar se ato duken më të holla dhe më të bukura se unë".

Edhe pse India kishte një trup normal, ajo u bë e fiksuar për t’u dukur si modelet. Ajo filloi ta urrente trupin e saj:

"I dashuroja boshllëqet e tyre mes kofshëve, dhe unë i kam urryer gjithmonë këmbët e mia. Pasi duke ecur me pantallona të shkurtra dhe kofshët e mia fërkoheshin. I urreja. Nuk kam publikuar asnjë fotografi të vetes sime, sepse kam patur shumë turp për mënyrën se si dukesha”, pranon India.

Ajo u sëmur nga privimi i ushqimeve të nevojshme, duke e lënë veten të ushqehej me pelte dhe lëng frutash. Pas dobësimit ekstrem, vajza postonte foto të trupit të saj. Kishte mjaft nga moshataret e saj që e pyesnin për "sekretin" e trupit të saj.

Ishte e ëma ajo që e çoi në spital për të gjetur një zgjidhje për këtë problem. Ajo ndejti 7 muaj në spital dhe u detyrua që të ushqehej me një serum, në të kundërt doktori e kishte paralajmëruar se do të vdiste. Sot India është 17 vjeç dhe gjendja e saj është përmirësuar.

Si India ka shumë vajza të reja 10-12 vjeçare të cilat aspirojnë të kenë trupin e modeleve anoreksike, dhe këtë e arrijnë falë këshillave në rrjete sociale, apo mania për të ndjekur njëra-tjetrën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat