Pëson djegie të shkallës së tretë, pasi iPhone i eksplodon në xhep

Ndryshe

Pëson djegie të shkallës së tretë, pasi iPhone i eksplodon në xhep

Më: 1 mars 2015 Në ora: 08:04

I është dashur një trajtim mjekësor prej dhjetë ditësh, shkaku i djegies që pësoi nga eksplodimi i celularit iPhone.

Erik Johnson është dashur të shqyente pantallonat, pasi nga pajisja e zgjuar ka filluar të rrjedhë lëng të nxehtë.

Burri nga Long Islandi në New York, është përkulur për të marrë çelësat kur ndodhi kjo.

“Këmbët filluan të më ndizeshin flakë”, ka thënë ai për ABC.

“Njerëzit që kisha afër, kanë nuhatur erën e mishit që më digjej”, ka thënë Johnson.

Ai mendon ta padis kompaninë Apple, për shpërthimin që i ndodhi me modelin 5C.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat