Qeni nuk ha pasi e zonja është sëmurë, ndërrojnë jetë të dy

Ndryshe

Qeni nuk ha pasi e zonja është sëmurë, ndërrojnë jetë të dy

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 08:44

Kur gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, ai ndaloi përfundimisht së ngrëni. Më pas, vdekja erdhi për të dy. Kjo është historia mallëngjyese e një qeni besnik të dashuruar me pronaren e tij. Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Itali. Sipas një shkrimi në “Il Mattino”, gazetën e Padovës, fillimisht ndërroi jetë pronarja, një grua e moshuar rreth 94 vjeç dhe më pas mbylli sytë për jetë qenushi i saj, një barboncino toy tepër i bukur. I adhurueshmi Cupido nuk e la zonjën e tij Gemma Giacomazzi me origjinë nga Onara e Tombolo-s, veçanërisht në momentet e saj më të këqija. Prej kohësh kishte ngelur e ve, ndërsa pranë saj ishin tre fëmijët, Luigina, Maria dhe Luigi. Gjendja shëndetësore e zonjës Gemma ishte përkeqësuar prej disa vitesh. Të premten e javës së kaluar ajo ra në koma dhe bashkë me të, qeni ndërpreu ushqimin. Siç duket, qenushi e kishte kuptuar më së miri se pronarja e tij nuk do të mund ta merrte më kurrë veten. Këtë tha edhe mbesa e 94-vjeçares, Barbara, e cila është e pasionuar pas kafshëve. Ishte pikërisht ajo që i kishte dhuruar qenin gjyshes. Natën e së dielës, duke zbardhur e hëna, të dy ikën bashkë nga kjo botë. Gemma qëndronte në shtrat, ndërsa Cupido tek këmbët e saj. Qenushi dha frymën e tij të fundit pranë pronares, pas 15 vjetësh bashkëjetesë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat