E dinë të vdekur, burri ngjallet gjatë funeralit

Ndryshe

E dinë të vdekur, burri ngjallet gjatë funeralit

Më: 31 janar 2015 Në ora: 17:48

Kjo është historia e 45 vjeçarit kinez Guo Liu, i cili ka vdekur ndërsa ishte duke pirë një cigare me miqtë dhe është kthyer në jetë ditën e funeralit të tij. Burri me origjinë nga krahina lindore e Hubeit në Kinë, ishte një duhanpirës i rregullt dhe konsumonte cigare në masë të madhe. Ai pinte deri në dy paketa duhani në ditë. Në momentin që u ndje keq, miqtë që e rrethonin telefonuan ambulancën. Kushtet në të cilat ai ndodhej nuk jepnin asnjë shpresë për shenja jete. Guo Liu iu nënshtrua terapisë intensive për tre muaj, deri sa mjekët deklaruan vdekjen e tij. Por ja që ndodhi çudia. Gjatë funeralit, përpara se të mbyllnin përfundimisht arkivolin, të afërmit vunë re se Guo nuk ishte i vdekur, pasi ai po qante. Mjekët e nxorën me shpejtësi nga arkivoli dhe e futën përsëri në terapi intensive, deri sa burri u shërua plotësisht. “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”,- ka thënë një nga mjekët që është marrë me trajtimin e burrit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat