“Ato nuk e durojnë njëra- tjetrën”

Ndryshe

“Ato nuk e durojnë njëra- tjetrën”

Më: 31 janar 2015 Në ora: 15:36

Kjo histori është ndër më të komentuarat në Europë.

Ai miliarder, 82 vjeç; e shoqja, ish- modele e Playboy, 25 vjeç.

Cathy Schmitz thotë se ajo është e dashuruar me Richard Lugner dhe kjo nuk ka lidhje me paratë e tij.

Por pavarësisht këtyre komenteve, ajo ka marrë përsipër drejtimin e perandorisë së bizneseve të tij.

Lugner ka treguar se vajza e tij, Jacky, 21 vjeç, po përgatitej për të marrë përsipër drejtimin e bizneseve, por ai ka vendosur që këtë gjë ta bëjë e shoqja.

Jacky madje as do të jetë drejtuese e qendrës tregtare Lugner City në qendër të Vjenës.

“Vajza ime, Jacky, punonte për mua në kompani dhe do merrte përsipër një pjesë të rëndësishme të punëve. Por ajo shkoi për pushime dhe nuk u kthye kurrë. Në vend të kësaj, më tha se nuk donte të merrej me asgjë nga unë. Mesa di unë, ajo dhe i shoqi kanë një agjenci të tyren”.

Ai e pranoi se arsyeja pas kësaj është një sherr mes gruas së re dhe të bijës.

“Fakti i hidhur është se ato nuk e durojnë dot njëra- tjetrën, madje as flasin me njëra- tjetrën”.

Kjo është martesa e pestë e miliarderit, që thotë se ka gjetur më në fund dashurinë e vërtetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat