Vogëlushja: Unë jam ‘Derri Peppa”

Ndryshe

Vogëlushja: Unë jam ‘Derri Peppa”

Më: 31 janar 2015 Në ora: 00:33

Vogëlushen Harley Bird nuk e ndalojnë kurrë në rrugë për t’i kërkuar autograf.

Megjithatë, zëri i saj është nga më të njohurit në botë.

13- vjeçarja është “Derri Peppa”, personazhi kaq i dashur në mbarë botën.

“Njëherë isha në një restorant dhe dikush më tha: Më duket zë i njohur ky zëri yt”.

Derri Peppa është në vitin e 11 të prodhimit.

Personazhi u sjell producentëve mbi 1.3 miliard dollarë në vit.

“Unë dhe Peppa jemi të ngjashme. Jemi të pacipa, na pëlqen të buzëqeshim, të qeshim nën hundë. Dhe ngjaj pak me të,” thotë vogëlushja, duke treguar me gisht hundën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat