Shkon në diskotekë, e drogojnë dhe e përdhunojnë

Ndryshe

Shkon në diskotekë, e drogojnë dhe e përdhunojnë

Më: 29 janar 2015 Në ora: 23:27

Një vajzë rumune e moshës 19 vjeçare është përdhunuar në hyrjen e një diskoje në Genova të Italisë. Viktima është banuese në Torino. Policia, e cila ka mundur të vijë në vendngjarje pas alarmit të dhënë nga vajza, ka mundur të ndalojë agresorin.

Në pranga ka përfunduar një ekuadorian i moshës 26 vjeçare. Djalli duhet ti përgjigjet akuzave për dhunë seksuale dhe keqtrajtim.

Vajza ka dëshmuar në polici se nuk arrinte të reagonte gjatë kohës që djali ishte duke abuzuar me të. “Më dukej sikur kisha ngecur. Nuk lëvizja dot, isha e bllokuar dhe nuk arrija ta largoja gjatë kohës që ai po më përdhunonte”,- ka thënë vajza në polici pasi ka dalë nga diskoja “Tao” në sheshin Dante.

Ajo ka shtuar se e ka njohur dhunuesin në ambientet e diskos. “Ma prezantoi një mik, i cili më solli një pije”- ka shtuar 19-vjeçarja.

Policia është duke hetuar nëse e reja, e cila ndodhej në Genova për një periudhë të shkurtër pushimesh, mund të jetë droguar nëpërmjet pijes dhe më pas është dhunuar. Si e përdhunuara ashtu edhe agresori i janë nënshtruar analizave të shumta, përfshirë ato të gjakut dhe të urinës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat