Turkmenistani ndalon makinat e zeza

Ndryshe

Turkmenistani ndalon makinat e zeza

Më: 29 janar 2015 Në ora: 00:23

Në Turkmenistan, zyrtarët e doganave e kanë bllokuar importimin e makinave me ngjyrë të zezë.

Ata nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim për këtë vendim, por po inkurajojnë njerëzit që të blejnë makina të bardha, pasi kjo cilësohet ngjyra me fat.

Presidenti ka nisur të përdorë një autokolonë me makina të bardha kur del në aktivitete publike.

Menjëherë, 160 zyrtarët më të lartë të shtetit e pasuan, duke u bërë me makina të bardha.

Vendi ka ndaluar më parë importin e makinave coupe, supermakinave, makinave me targa të personalizuara apo me dritare me xhama të zinj.

Qeveria ka shpenzuar miliarda për t’i mbuluar edhe fasadat e godinave në qytet me mermer të bardhë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat