A e dini pse macet e zeza sjellin "fat" të keq! (Video)

Ndryshe

A e dini pse macet e zeza sjellin "fat" të keq! (Video)

Më: 26 janar 2015 Në ora: 14:16

Macet e zeza dikur janë konsideruar kafshë të shenjta, por gjatë gjithë historisë janë bërë "një simbol i së keqes".
Paragjykimi për takimet me macet e zeza dhe efektin e tyre negativ mbi lumturinë tonë dhe zhvillimet e mëtejshme, në një farë mënyre është bërë pjesë e kulturës sonë.

Tremijë vjet para erës sonë, në epokën e hershme të Egjiptit, macet zeza ishin aq të shenjta, sa që vrasja e tyre dënohej me vdekje.

Megjithatë, një ndryshim ndodhi gjatë mesjetës në Evropë, kur filloi histeria rreth shtrigave. Macet e rrugëve shpesh janë ushqyer nga zonjat e varfra, të cilët më vonë u akuzuan për magji.

Ky besim u bë veçanërisht më popullor kur një histori e vitit 1560 rreth një babai dhe djalit të tij nga Lincolnshire i Britanisë së Madhe, u përhap me shpejtësi.

Të dy ata thuhet se po udhëtonin një natë kur macja e tyre e zezë kaloi rrugën dhe mori një pozicion zvarritje. Ata pastaj e goditën me gurë këtë kafshë, e cila e plagosur u strehua në shtëpinë e një gruaje, e cila dyshohet se ishte shtrigë.

Ditën tjetër, babai dhe i biri u takuan me të njëjtën grua dhe vënë re se ajo çalonte dhe ishte plot me njolla, të cilat supozuan se nuk ishin të rastësishme. Që atë ditë, në Lincolnshire besohet se shtrigat gjatë natës shndërrohen në mace të zeza.

Edhe sot, gjatë kremtimit të natës së shtrigave “Halloween”, shpeshherë kjo ‘festë’ ilustrohet me mace të zeza. Kështu kafshët që njerëzimi dikur i admironte, u bënë simbol ogurzi në shumë pjesë të botës.

Megjithatë, në disa kultura, macja e zezë ende admirohet dhe është simbol i lumturisë.

Skocezët besojnë se nëse një mace e zezë kalon përpara shtëpisë do të thotë prosperitet, ndërsa piratët në shekullin e XIX-të besonin se nëse mace e tillë ec drejt jush, atëherë jeni të mallkuar, por nëse ndalet dhe ju shikon, atëherë do të ju sjell fat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat