Kinë, burri blen makinën e re me qindarka

Ndryshe

Kinë, burri blen makinën e re me qindarka

Më: 25 janar 2015 Në ora: 22:49

Një kinez vendosi të blinte me para në dorë një makinë e cila kushtonte rreth 6 mijë dollarë duke e paguar atë me qindarka. Veprimi i tij ka habitur shitësin i cili është shprehur:

“Më kishte paralajmëruar që do të paguante me prerje të vogla, por mendova se do të ishin kartëmonedha. Kurrë nuk ma merrte mendja se do të paguante me qindarka”.
Personi i cili vendosi të blinte makinën tha se monedhat i kishte mbledhur nga biznesi i tij privat por nuk e specifikoi se çfarë biznesi kishte.
“Metro” raporton se 8 persona u morën me numërimin e çantës me monedha e cila peshonte 150 kg.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat