Pëson infarkt në shkretëtirë pasi bëri seks, duhet të paguajë 250 mijë $

Ndryshe

Pëson infarkt në shkretëtirë pasi bëri seks, duhet të paguajë 250 mijë $

Më: 25 janar 2015 Në ora: 15:02

Nisi si një aventurë e bukur në shkretëtirë ajo e 55 vjeçarit Peter Cousins dhe përfundoi me një lajm tepër të keq. Ai pësoi një atak kardiak ndërsa ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij, Dawen Reed. Shkretëtira e Nevadës ishte një nga destinacionet e tyre turistike, por për të shpëtuar, iu desh të paguante një shumë prej 250 mijë dollarësh. Peter dhe Dawen ishin zhveshur tërësisht për të shijuar disa orë qetësie dhe relaksi, në ujërat termale të shkretëtirës. Gjatë aktit seksual, 55-vjeçari ndjeu papritur një dhimbje në kraharor, nisi të djersijë dhemb pas pësoi infarkt. Të dashurën e tij e kapi paniku pasi askush nuk mund t’ju vinte në ndihmë edhe nëse ajo ulërinte dhe pika më e afërt e spitalit ndodhej disa kilometra larg. Sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte, nuk kishte as sinjal për të telefonuar ndihmën e shpejtë, ndaj u detyrua të linte vetëm të dashurin dhe të nisej në kërkim të ndihmës. Pasi përshkoi rreth 5 kilometra, fatmirësisht arriti të ndalonte një person, i cili kishte një telefon satelitor dhe më në fund arriti të telefononte urgjencën. Kështu, në ndihmë të burrit erdhi një helikopter dhe të dy, bashkë me të fejuarën u transportuan në spitalin Reno të Nevadas. 55-vjeçari iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal tepër urgjent dhe arriti të shpëtonte. Ai ndenji nën vëzhgimin e mjekëve për plotë 5 ditë. Disa ditë më pas, britanikut i vjen në shtëpi fatura e spitalit me një vlerë prej 250 mijë dollarësh, ose rreth 220 mijë euro. Fati i tij i keq që përpara se të nisej nuk kishte prerë asnjë faturë sigurimi për jetën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat