Bredhi më i veçantë i 2015-ës, në Honduras

Ndryshe

Bredhi më i veçantë i 2015-ës, në Honduras

Më: 26 dhjetor 2014 Në ora: 15:23

Është quajtur bredhi më i madh dhe më i veçantë i krijuar këtë fundvit. Kjo pasi i është formuar përmes rreshtimit të gati 3.000 njerëzve jashtë Pallatit Kombëtar Presidencial në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa.

Hondurasi ka arritur rekordin botëror të bredhit më të madh njerëzor të Krishtlindjeve. Pema përfshin njerëz me këmisha me ngjyra të ngjashme me ato të bredhit dhe zbukurimeve të tij.

Ngjyra e verdhë formoi yllin , e kuqja ishin zbukurimet e bredhit, ndërsa këmishët e gjelbra ishin degët e bredhit. Dhe pas gjithë performancës, Hondurasi mori mesazhin nga Carlos Martinez, përfaqësues i librit të rekordeve Guinness:

“Në emër të librit të rekordeve Guinness, është një kënaqësi e madhe të shpallim sot se populli i Teguçigalpa (Hondurasit), me 2 945 persona theu rekordin e botës të bredhit më të madh njerëzor të Krishtlindjeve”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat