Ndërtohet dora robotike që lëviz me mendje (Video)

Ndryshe

Ndërtohet dora robotike që lëviz me mendje (Video)

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 08:46

Les ban i ka humbur të dy duart pasi u godit nga rryma para 40 vjetësh.

Tani ai është bërë personi i parë i cili mban dy duar robotike të cilat ka mundësi t’i lëviz me mendjen e tij.

Duart robotike i mori gjatë verës në kuadër të një projekti të Universitetit John Hopkins në të cilat punohet që dhjetë vjet.

Që kjo të mundësohet personi në fjalë është dashur t’i nënshtrohet një operacioni në të cilat ai i menaxhon duart e tij përmes indeve nervore.

Pas këtij operacioni, shkencëtarët i kanë regjistruar përgjigjet e marra nga truri për çdo muskul që ka bërë përpjekje të lëviz.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat