Candace Emptage, ka qenë gjashtë javë në gjendje kome, ndërsa kur u zgjua ishte e bindur se ishte viti 1990.
Për më keq, ajo nuk ishte në dijeni se kishte një vajzë. Mendoi se ishte 22 vjeçare dhe nuk i kujtohej asgjë nga fëmijëria e saj.
Në gjendje kome ka përfunduar pas një aksidenti automobilistik që ka ndodhur në shtator të vitit 2010, ndërsa në një moment, familja kishte shqyrtuar mundësinë për t’i fikur aparatet që e mbanin në jetë.
"Kur më treguan se e kam një vajzë, u trondita. Megjithatë, kur më shfaqën një foto të Maddie-t, e cila atëbotë ishte 14 vjeçare, mu kujtua, por si një vajzë dy-vjeçare", pohoi për mediat 40-vjeçarja.
Sot, ato janë në gjendje të mirë dhe të lumtura që janë bashkë, ani pse Candace ende nuk e kujton fëmijërinë e vajzës së saj.
Ajo kishte harruar edhe se ishte ndarë nga i dashuri para aksidentit.