Ngre shtëpinë mbi taracën e pallatit dhe për 6 vjet ndërton një mal

Ndryshe

Ngre shtëpinë mbi taracën e pallatit dhe për 6 vjet ndërton një mal

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 00:11

KINE- Një profesor nga Pekini ka blerë një banesë në tarracën e një kompleksi banimi shumëkatësh në këtë qytet dhe për 6 vjet ka ngritur një mal.

Ndonëse për ndonjë mund të duket tërheqëse dhe joshës, fqinjëve që ndodhen poshtë tij në këtë ndërtesë u ka ardhur në maje të hundës. Xang Li ka ndërtuar pa leje dhe kësisoj ka rrezikuar jetët e njerëzve të tjerë.

Sipas ankesave të banuesve të ndërtesës, tavanet kanë filluar t’iu çahen nga pesha e madhe e mbindërtimit. Janë dëmtuar edhe tubacionet e ujërave atmosferike. Administrata e kryeqytetit kinez më në fund ka vendosur ta hetojë këtë rast, si dhe sigurinë e shpikjes së profesorit Xang. Në qoftë se konstatohet se mbindërtimi është i pasigurt, Xang do të duhet ta rrënojë malin dhe banesën e tij mbi tarracë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat