E qeshura dhe efektet pozitive te saj

Ndryshe

E qeshura dhe efektet pozitive te saj

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 23:59

Përse thuhet se 10 minuta të qeshur në ditë janë jetike për organizmin?
Nëse keni për tendencë ta shihni jetën pozitivisht e të qeshni shpesh, gjendja juaj shpirtërore dhe shëndeti juaj do të ndikohen pozitivisht. Përse thuhet se 10 minuta të qeshur në ditë janë jetike për organizmin?

E qeshura na zgjat jetën për shkak të ndikimit të saj pozitiv në shëndetin tonë.
Në fakt, e qeshura ndikon direkt në dy funksione themelore të organizmit: në sistemin nervor dhe në frymëmarrje. Duke i aktivizuar këto dy funksione, i gjithë organizmi ndikohet pozitivisht.

E qeshura bën të mundur:

•Të ulet stresi
•Të forcohen lidhjet shoqërore dhe ndjenja e përkatësisë
•Të rritet vlerësimi për veten
•Të ç’dramatizohen disa situata
•Të veprohet pozitivisht në organe të ndryshme falë hormoneve që përhapen në trup. E qeshura përmirëson ritmin e zemrës, ul tensionin e gjakut, lehtëson tretjen, ul kolesterolin, përmirëson qarkullimin e gjakut, vë në lëvizje muskujt, vepron pozitivisht ndaj dhimbjeve dhe për gjumin, krijon një pamje të mirë...

Prandaj, është e rëndësishme të qeshni çdo ditë, madje edhe duke e detyruar veten për të qeshur, nëse nuk ju jepet rasti. Por jeta është e bukur, hidhni vështrimin përqark, qeshni dhe dëfrehuni!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat