Vret tre fëmijët dhe më pas veten, në trupat e tyre shkruhej “I love you”

Ndryshe

Vret tre fëmijët dhe më pas veten, në trupat e tyre shkruhej “I love you”

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 11:03

Një nënë nuk i braktis kurrë fëmijët e saj”. Kështu ishte shkruar në letrën e lamtumirës që Fiona Anderson, 23 vjeç kishte lënë pasi vrau një një të tre fëmijët e saj. I vogli Kyden ushte vetëm 11 muajsh, Addy ishte 2 vjeç dhe Levina ishte 3 vjeç.
Një histori tronditëse që vjen nga Lowestoft, në jugperëndim të Anglisë e ndodhur në muajin qershor është zbardhur së fundmi nga policia, ku Fiona e cila ishte shtatzënë me një tjetër fëmijë, i mbyti fëmijët e saj teksa po i lante si çdo mbrëmje. Asnjë debat dhe asnjë shqetësim, 23 vjeçarja i vrau me gjakftohtësi, njëri pas tjetrit.

Më pas i veshi me pizhama dhe i vendosi në shtrat që të tre bashkë, njëlloj si të flinin dhe më tej doli nga banesa duke i dhënë fund jetës në parkimin e fqinjit. Muret e banesës ishin të mbuluara nga shkrime të nënës, “I vura në gjumë me arushët e tyre, po flenë që të gjithë bashkë, duken kaq të qetë”. Në ballin e fëmijëve kishte njolla buzëkuqi, pasi Fiona iu kishte dhënë puthjen e natës së mirë. Në trupat e tyre kishte nga një zemër të vizatuar me buzëkuq ku shkruhej “I love you” (Të dua).

Ndërkohë në trupin e saj të pajetë kishte shkruar emrat e tre fëmijëve që kishte vrarë si dhe të fëmijës që mbante në bark, Eve. Dyshohet se shkak për krimin makabër u bë kriza që gruaja po kalonte, pasi kishte zbuluar se partneri i saj e kishte tradhëtuar dhe tashmë ndodhej e vetme. Nga hetimet rezultoi se Fiona nuk i duronte dot momentet e vështira dhe e i vrau fëmijët duke vendosur që t'i marrë edhe në botën e përtejme, kjo pasi edhe në trupin e saj kishte shkruar se i donte fëmijët më shumë se çdo gjë tjetër në botë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat