Mrekulli në Kinë, foshnja i mbijeton abortit

Ndryshe

Mrekulli në Kinë, foshnja i mbijeton abortit

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 10:16

Një foshnje në Kinë ka arritur të mbijetojë pas një aborti në javën e 23 të shtatzënisë. Ngjarja ka ndodhur në jugperënim të vendit, në komunën Chongqing dhe tashmë konsiderohet një mrekulli e natyrës.
Vetëm 660 gram dhe më pak se 30 centimetra e gjatë, vajza është quajtur bebja e brishtë.

Drejtori i pediatrisë së spitalit ku lindi vajza, Nanhai, tha se aborti ishte spontan dhe mbijetesa e fëmijëve në raste të tilla është thuajse e pamundur, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat.

Gjithsesi, ai thotë që për ta mbajtur në jetë, ajo ka nevojë ende për kujdes intensive.

Bebja ndodhet në inkubator, dhe ushqyerja e saj është tejet e vështirë për shkak të peshës dhe gjatësisë.

Ajo është kaq e vogël, sa është shumë e vështirë t’i gjenden venat në duar apo krahë.

Ajo ka pesë ditë që jeton dhe mjekët shpresojnë ta mbajnë sa më gjatë në jetë nëpërmjet kujdesit intensive shëndetësor.

Nga lindja e parakohshme, foshnja i ka organet ende të paformuara mirë. /oranews/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat