Sfida më e re ndaj policisë rrugore, një shofer i dehur!

Ndryshe

Sfida më e re ndaj policisë rrugore, një shofer i dehur!

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 16:50

Sfida më e fundit ndaj policisë rrugore, është ajo e një shoferi të dehur që nget makinën. Kjo është pankarta më e re e vendosur në pjesën e pasme të një makine. Të gjithë jemi mësuar të shohim pankarta të tipit: “Kujdes shofer i ri”, “Kujdes ka fëmijë në makinë”, por jo.

Së fundi një person ka dashur të sfidojë policinë rrugore duke vendosur këtë lajmërim. Kjo vjen menjëherë pas shtrëngimit që ka pësuar Kodi Rrugor, i cili parashikon rritjen e gjobave për drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Gjobitja më e re në veprim nga policia rrugore është ajo për kutinë e ndihmës së shpejtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat