Nxjerr motrën në shitje në eBay, që t'i gjejë burrin ideal

Ndryshe

Nxjerr motrën në shitje në eBay, që t'i gjejë burrin ideal

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 09:43

Sammy, 27 vjeç, ka qenë beqare për një vit, pasi ka kaluar përvoja të hidhura mashtrimesh nga meshkujt në të kaluarën.

Por vëllai i saj Kyle, 28 vjeç, vendosi t’i gjejë asaj një burrë të ri, duke publikuar fotot e saj në faqen e internetit me titullin: "Lidhuni me motrën time, 27 vjeç, duke filluar nga 50 paund”.

Në fakt ajo duket se është nxjerrë në treg në faqen e internetit eBay, aty ku shiten pajisje teknologjike, veshje apo shumë sende të tjera online.

Vëllai i Sammy-t ka përshkruar edhe karakteristikat e saj, sytë blu, flokët e errët, në mënyrë që t’i gjejë asaj një “djalë të vërtetë” të moshës 27 deri në 35 vjeç.

Kyle, i cili punon me Sammy-n në biznesin e stolive të familjes në Londër, tregon se ai “kurrë nuk ka menduar se miqtë e Sammy-t kanë qenë të mirë për të". E me sa duket, nxjerrja në shitje ka qenë e vetmja mënyrë për të ndihmuar motrën e tij që të ketë një njeri “të duhur” përkrah.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat