Fotoja që zbuloi historinë e pabesueshme

Ndryshe

Fotoja që zbuloi historinë e pabesueshme

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 19:15

Një foto e fiksuar në një restorant në Kaliforni, ku shërbehet ushqim i shpejtë ka bërë xhiro në internet. Përveç kësaj, ajo u bë shkak që të zbulohej një histori e jashtëzakonshme dashurie.

Dy javë më parë, një përdorues i rrjetit social për foto “Imgur”, postoi imazhin e një burri të moshuar që po drekonte i vetëm.

“Pashë që po hante me një foto të vjetër të një gruaja para syve. Mendova që do ta lehtësoja nëse do ta pyesja për këtë gjë”, tregon përdoruesi irrjetit me emrin “Soulrose” që realizoi foton.

I moshuari i ka treguar atij se, gruaja ishte bashkëshortja e tij. Më pas, ai ka treguar dhe historinë e dashurisë.

Ata u takuan kur ishin 17 vjeç. Por humbën kontaktet për shkak të luftës. Pasi u kthye nga lufta, ai e kërkoi atë për 10 vjet duke mos takuar asnjë femër tjetër ndërkohë.

Gjatë një udhëtimi në Kaliforni, ai hyri në një berberhane. I tregoi historinë berberit dhe ai pa bërë zë mori telefonin dhe i thirri vajzës së tij.

Ishte ajo. Edhe gruaja po e kërkonte atë dhe nuk kishte dalë me asnjë mashkull tjetër.

Ai e propozoi për martesë pikërisht aty. Ishin të martuar për 55 vjet, deri sa ajo vdiq në vitin 2009.

Madina Bashizaduah nga San Francisko postoi të njëjtën foto në "Twitter" më 22 tetor. Ajo thotë se ai gjithmonë del nga shtëpia me këtë foto.

“Isha një burrë i pasur. S’kisha para, por dashuri. Thuaji të dashurës që e do çdo ditë. Për të qenë i sigurt pyete vazhdimisht; a të thashë që të dua?”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat