Babai i papunë “shet” veten në “Facebook”

Ndryshe

Babai i papunë “shet” veten në “Facebook”

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 08:33

Të jesh një baba papunë, është pak e vështirë.
Prej kohësh atij i duhet të kujdeset për familjen. Ai nuk arrin të gjejë punë, ndaj ka menduar një zgjidhje në rrjetin social “Facebook”.
Ju do të thoni, çfarë zgjidhje? Të “shesë” veten. Igor Bellezza Fontana është një italian i cili prej tre vitesh është I papunë dhe që e ka nxjerrë veten “në shitje” në rrjetin social. Më parë Igor punonte si kasap. Ai u detyrua ta mbyllte dyqanin e tij, për shkak të krizës dhe që nga ai moment nuk ka arritur të gjejë punë.
Prandaj ai ka bërë një postim në “Facebook”, ku shkruan, “Më pyesni dhe nëse mundem do e bëj. Mos kini turp, çmimin e jepni ju”.
Megjithatë kjo shprehje është keqkuptuar. Igor tregon se një grua I ofroi 500 euro për të kaluar një mbrëmje me të, por ai mohoi duke thënë se nuk kërkon këtë lloj pune, pasi është lumturisht i martuar.
Ai thotë se kërkon çfarëdolloj pune që ti sigurojë të ardhura, por jo punë që cenojnë nderin e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat