Zgjidhet enigma e “gjymtyrëve të tmerrshme”

Ndryshe

Zgjidhet enigma e “gjymtyrëve të tmerrshme”

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 20:23

Është zgjidhur enigma thuajse 50-vjeçare e një dinozauri të rrallë.

Shkencëtarët në shkretëtirën e Gobit në Mongoli kishin zbuluar në 1965 fosile që i përkisnin dy gjymtyrëve 2.4 metra të gjata të një grabitqari që e pagëzuan me emrin ′Deinoceirus mirificus′ – që do të thotë “Duar të pazakonta të tmerrshme”.

Për hulumtuesit funksioni i gjymtyrëve të gjata me kthetrat gjigande mund të ketë qenë për të gërmuar, apo për mbledhjen e bimëve në habitatin ku ata jetonin. Përfundimet e këtij zbulimi në lëmin e paleontologjisë janë botuar edhe në revistën e specializuar “Natyra”, transmeton tv klan.

Pas gjysmë shekulli, falë një ekspedite koreano-jugore enigma u zgjidh, kur shkencëtarët zbuluan pjesën tjetër të fosileve të dinozaurit. Dinozauri kishte një gjatësi prej rreth 11 metrash dhe një lartësi deri 8 metra dhe një peshë thuajse 6 ton.

Shkencëtarët mendojnë, gjithashtu, se krijesa mbështetej te këmbë të këtyre përmasave për shkak të balancimit të peshës së tij të madhe.

Teksa rindërtuan skeletin e krijesës prehistorike, ata arritën në përfundimin se kjo specie e rrallë është edhe më e çutishme se ç’e kishin menduar. Kjo, për shkak të karakteristikave të ngjashme me të tjera kategori dinozurësh të studiuar më herët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat