“Romeo” infekton 40 femra me HIV

Ndryshe

“Romeo” infekton 40 femra me HIV

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 13:19

Funerali i të riut rumun Daniel Deku, i njohur për marrëdhëniet e tij të shumat me femrat, përfundoi në një panik. Ish-të dashurat që erdhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit 24-vjeçarit, filluan të bërtisnin dhe më pas sulmuan familjarët e të riut, gjatë ceremonisë funebre.

Ngjarja ndodhi pasi vetëm gjatë funeralit, femrat kuptuan që 24-vjeçari kishte vdekur nga SIDA. Më pas ato iu drejtuan spitalit për t’u testuar nëse ishin mbartëse të virusit vdekjeprurës.

Mjekët raportuan se ishin paraqitur 40 femra për të bërë testin e gjakut, ku deri më tani dy prej tyre rezultuan mbartëse të virusit HIV.

Nëna e viktimës është nën hetim, pasi i riu i njohur me pseudonimin “Romeo”, ishte i detyruar të lajmëronte partneret e tij për sëmundjen. Mjekët konfirmuan se Danieli ishte prej kohësh i prekur nga HIV, por e ka mbajtur të fshehtë, me sa duket bashkë me familjen e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat