Ajo dyshonte për tradhti, zbulon në Facebook martesën e dytë të burrit!

Ndryshe

Ajo dyshonte për tradhti, zbulon në Facebook martesën e dytë të burrit!

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 11:56

55-vjeçarja angleze Yvonne Gibney dyshonte prej kohësh që i shoqi e tradhtonte, por vendosi të kontrollonte njëherë për ndonjë profil të mundshëm të tij në Facebook. Dhe na besoni, zbulimi ka qënë me të vërtetë tronditës!

55-vjeçarja ishte e martuar me Maurice Gibney prej 17 vitesh. Në Facebok ajo zbuloi se burri nuk kishte thjesht një dashnore, jo, por me atë ai ishte martuar për të dytën herë.

Ceremonia kishte kushtuar 45 mijë euro, ajo ishte veshur me të bardha dhe ai tejet elegant. Fotografitë e martesës ishin postuar nga Suzanne në Facebook, pa e ditur se burri i saj ishte i martuar, dhe as që e dinte se Maurice kishte një tjetër grua me emrin Yvone.

Nga martesa e dytë kishin lindur edhe dy fëmijë, kështu që Yvone e shokuar dhe e poshtëruar e denoncoi bashkëshortin, duke bërë që të dënohet me gjashtë muaj burg dhe gjobë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat