Telefonon policinë për të porositur picë, si përfundon historia

Ndryshe

Telefonon policinë për të porositur picë, si përfundon historia

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 21:38

Mes qindra telefonatave të qytetarëve në drejtim të policisë, “për porosinë e gabuar të sanduiçit”, kjo është ndryshe.
Operatorët e 911 (numrit i policisë për emergjencat në SHBA) mund të përshkruajnë telefonatën që nuk e harrojnë kurrë, për përgjigjen e mahnitshme, zgjuarsinë dhe gjakftohtësinë nga telefonuesja dhe operatori.

Ja transkripti i thirrjes, e cila “nisi si një tallje, por në fakt ishte shumë seriozë”.

"911, ku është emergjente juaj?"
"123 Main St"
"Ok, çfarë po ndodh atje?"
"Do të doja të porosisja një pica." (oh një tjetër telefonatë tallëse).
"Zonjë, ju keni telefonuar 911"
"Po, e di. Mund ta bëni njërën pjesë me spec djegës, gjysmën tjetër me kërpudha dhe speca?"
"Ummm .... Më vjen keq, ju e dini se ju keni telefonuar 911 e drejtë?"
"Po, për sa kohë do e sillni?"
"Ok, Zonjë, është gjithçka në rregull atje? Ju jeni në një rast urgjent?"
"Po, jam."
"Dhe ju nuk mund të flisni për këtë, sepse është dikush në dhomë me ju?" (momenti i kuptimit nga operatori)
"Po, kjo është e saktë. A e dini se sa kohë do ju duhet?"
"Unë kam një oficer rreth një milje nga vendndodhjen tuaj. A ka armë në shtëpinë tënde?"
"Jo."
"A mund të qëndroni në telefon me mua?"
"Jo. Shihemi së shpejti, faleminderit!"

Operatori shpjegohet në përfundim: "Pasi mbyllëm telefonatën, unë kontrollova për lagjen ku banonte denoncuesja dhe pashë që ka pasur shumë telefonata të shumta për dhunën në familje. Oficeri i policisë arriti në banesë dhe gjeni një çift, femra ishte e dhunuar, ndërsa mashkulli i dehur.

Zyrtarët e arrestuan dhe kuptuan që denoncuesja ishte rrahur për disa orësh. Mendova se ishte shumë e zgjuar, që përdori këtë mashtrim. Përfundimisht ishte një nga thirrjet më të paharrueshme”, komentoi operatori.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat