Si në një vilë: Kështu duket një burg në Norvegji (Video)

Ndryshe

Si në një vilë: Kështu duket një burg në Norvegji (Video)

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 09:21

Drejtori i pensionuar i shërbimit korrektues në Attica të New York-ut, James Conway, gjatë gjithë karrierës së tij, nuk ishte i mëshirshëm ndaj të burgosurve. Dhe sidomos për të, ishte shumë e befasishme ajo çfarë kishte parë me rastin e vizitës së burgut, Halden, institucionit më të ri korrektues në Norvegji.

Atë e shoqëroi zëvendës shefi i burgut, Jen Stromnes, ndërsa në dokumentarin rreth Norden-it janë xhiruar reagimet e Jamesit rreth vizitës së shërbimit-korrektues të Norvegjisë.

“Për shkak të veprave të tyre, ata përfunduan në burg. Kujt ia ndien se si po ndjehen ata? Unë nuk mund të besoj se ky është burg”, tha ish-shefi i shërbimit korrektues rreth kushteve të të burgosurve në Norvegji.

Burgu norvegjez është i vendosur në një pyll në mënyrë që të dënuarit të vuajnë dënimin në kushte normale, i cili është një parim kyç për sistemin e burgjeve në këtë vend.

Conway, ndër të tjera, ka zbuluar se dhjetë të burgosur ndajnë një dhomë të ndejës, ku ndodhet një televizion dhe pajisje të kuzhinës, duke përfshirë pjata metalike dhe thika, që nuk janë të preferuara sipas rregullave të sigurisë.

Ndërsa ishte në dhomë, ai mbeti gojë hapur me kushtet e jetesës së shkelësve të ligjit dhe kriminelëve.

Të burgosurit, pavarësisht këtyre objekteve të mprehta, në dispozicion kanë edhe varëse për rrobat, të cilat janë të rrezikshme për sigurinë e institucionit. Halden ka edhe një studio profesionale për videokëngë, si dhe instrumente të kualitetit të lartë.

“Unë e di se ka programe të ndryshme shkollore dhe profesionale që përgatisin njerëzit për punë dhe jetë pas lirimit nga burgu, por duhet ta pranoj, kurrë nuk kam parë një gjë të tillë. Kjo paksa e kalon kufirin”, tha Conway.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat