I dërgon sms gjyshes së vdekur përmes celularit, i kthejnë përgjigje

Ndryshe

I dërgon sms gjyshes së vdekur përmes celularit, i kthejnë përgjigje

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 21:29

Kur një 59-vjeçare e quajtur Lesley Emerson humbi betejën me kancerin dhe vdiq, e varrosën së bashku me celularin e saj.

Familjarët e bënë këtë zgjidhje si një mënyrë simbolikie, që ta vazhdonin komunikimin me të edhe pas vdekjes.

Mbesa i dërgoi një sms gjyshes së vdekur, sigurisht duke mos pritur ndonjë përgjigje, pasi celuari ishte varrosur së bashku me gjyshen.

Papritur në numrin e mbesës arrin një mesazh ku thuhej "Do t'iu mbroj.; Do t'iu ndihmoj ta kaloni këtë moment. Çdo gjë do të shkojë mirë".

Mbesa dhe e gjithë familja mbetën të tronditur që gjyshja e vdekur iu ktheu përgjigje.

Por, se enigma u mor vesh më vonë.

Numrin që kishte patur gjyshja, e kishte tanimë një tjetër person, i cili duke parë sms-në kishte kthyer përgjigje.

Ai iu kërkoi falje familjarëve sapo e mori vesh të vërtetën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat