Bukuroshja që nuk mund të bëjë seks dhe as fëmijë

Ndryshe

Bukuroshja që nuk mund të bëjë seks dhe as fëmijë

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 20:44

Një adoleshente ka folur rreth shokut që ka kaluar, kur e zbuloi se ajo nuk kishte vaginë. Jacqui Beck sot është 19 vjeç, por vuan nga një sindromë e rrallë “MRKH” që prek organet riprodhuese, ç’ka do të thotë që vajza nuk ka mitër. Ajo u diagnostikua nga mjekët pasi shkoi të vizitohej para dy vitesh, pasi pati një dhimbje në shpinë dhe i tregoi mjekëve se, nuk kishte menstruacione edhe pse ishte 17 vjeç. Analizat treguan se ajo nuk kishte vaginë, pasi vuante nga një sindromë, e cila nuk e lejonte të kryente marrëdhënie seksuale, po ashtu nuk mund të lindte edhe fëmijë.

Femrat që vuajnë nga kjo sindromë, në pamje të parë duken normale dhe e zbulojnë sëmundjen e tyre, vetëm kur mbushin moshën për të patur menstruacione.

Beck, nga ishulli i Wight, pranoi se kur mjekët i treguan se ajo nuk kishte vaginë, u ndje shumë keq dhe shumë e frikësuar. “Unë nuk e konsideroja veten ndryshe nga gratë e tjera dhe kjo ishte shokuese, nuk e besoja atë çfarë dëgjova”, tha ajo. “Isha e sigurt që mjekët kishin gabuar, por kur më sqaruan se kjo ishte arsyeja se pse nuk kisha menstruacione, gjithçka nisi të merrte kuptim. Më pas, mjekja më sqaroi se nuk mund të kisha fëmijë dhe duhet t’i nënshtrohesh një operacioni, që më vonë mund të kryeja marrëdhënie seksuale. U largova nga spitali mes lotëve, sepse kurrë nuk do ta dija çdo të thotë të jesh shtatzënë dhe të kesh fëmijë, apo të kesh menstruacione. Gjithçka që kisha ëndërruar u zhduk menjëherë nga e ardhmja ime. Isha e zemëruar dhe nuk ndihesha më si një vajzë normale”, tregon Jacqui. Ajo tani është pajtuar me faktin dhe po përpiqet që kryejë operacionin, i cili do t’i mundësojë vajzës që të kryejë marrëdhënie seksuale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat