Studentët që “dhurojnë” miliona foshnje

Ndryshe

Studentët që “dhurojnë” miliona foshnje

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 14:04

Programi i “Erasmus Mundus” i ka dhënë i ka ‘dhuruar’ Europës miliona foshnje. Ky është përfundimi i një studimi të një studenti 27-vjeçar. “Erasmus Mundus” është një program i Komisionit Europian, i cili financon studentë nga e 28 vende të BE-së (së fundi edhe nga Shqipëria) për të kryer një ose dy semestra në një vend tjetër europian.

Sipas këtij studimi, më shumë se çereku i studentëve që kanë marrë pjesë në këtë program kanë takuar shpirtin binjak gjatë studimeve jashtë shtetit. Një në tre studentë erasmus është përfshirë në marrëdhënie romantike me studentë të huaj. Ky numër është tre herë më i lartë se numri i atyre që vendosën t’i kryejnë studimet e larta në vendin e tyre.

Androulla Vassiliou, Komisjonerja për Arsimin tha që BE-ja “ka llogaritur rreth një milionë foshnja të lindur nga çiftet erasmus që në vitin 1987”. Disa zyrtarë të tjerë të BE-së thonë që arritjet e këtij programi duhen parë përtej rritjes së numrit të foshnjave. Erasmus rrit mundësitë e punësimit. Një zëdhënëse e Komisionit Europian deklaroi: “Mund të shikojmë nga ndikimi i këtij studimi që të rinjtë që marrin pjesë në këtë program kanë më pak mundësi të mbeten të papunë për një kohë të gjatë”. Ajo përfundoi duke thënë se rritja e numrit të foshnjave është vetëm një nga gjërat e mira të programit dhe se ai ofron “një tërësi gjërash pozitive”.

40 % e studentëve zgjodhën të jetojnë në një vend tjetër pas diplomimit, sipas sondazhit, i cili iu drejtua më shumë se 75,000 studentëve, në 34 vende të ndryshme. Programi e mori emrin nga dijetari holandez Erasmus i Roterdamit, që udhëtoi në shumë vende në Evropë gjatë periudhës së Rilindjes.

Edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini ka qenë vetë një erasmus. Ajo shkroi tezën e saj të diplomës mbi islamin dhe politikën ndërkohë që merrte pjesë si studente erasmus në Francë.

Në total 3 milionë studentë dhe 350,000 mësues kanë marrë pjesë në këtë program, sipas BE-së. Ndërkohë që pritet që edhe 4 milionë të tjerë do të mbështeten nga ky program për të studiuar ose trajnuar jashtë shtetit deri në vitin 2020.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat