Një vrasës fiton të drejtën për të vdekur

Ndryshe

Një vrasës fiton të drejtën për të vdekur

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 19:43

Mjekët do mund t’i japin fund jetës së një të dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje dhe përdhunim në Belgjikë.

Sipas BBC, Frank Van Den Bleeken, 50 vjeç, kishte argumentuar se nuk i përmbante dot nevojat e dhunshme seksuale, ndaj kërkonte që të vdiste.

Vendimi pason tre vite betejë ligjore nga i burgosuri, që është dënuar në vitet ’80.

Vendimi historik është i pari që përfshin një të burgosur që kur ligji për vdekjen e asistuar u miratua në Belgjikë 12 vjet më parë.

Van Den Bleeken do të transferohet shumë shpejt në një spital ku do realizohet procedura mjekësore, thanë avokatët e tij.

Van Den Bleeken kishte kërkuar eutanazinë që në vitin 2011, duke cituar si arsye dhimbjet e padurueshme psikologjike.

Por Komisioni Federal për Eutanazinë kërkoi që të merrej në konsideratë çdo trajtim i mundshëm, përpara se të miratohej një masë e tillë.

Korrespondenti i BBC thotë se Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e ka kritikuar disa herë Belgjikën pasi nuk i trajton siç duhet personat e sëmurë mendorë.

Këtë fillimviti ligji për eutanazinë në Belgjikë ishte në mediat e mbarë botës pasi për herë të parë lejonte aplikimin edhe tek fëmijët me sëmundje vdekjeprurëse.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat