Gjysh e mbesë apo burrë e grua?

Ndryshe

Gjysh e mbesë apo burrë e grua?

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 07:25

Kush do të besonte se çifti që shihni në fotografi nuk janë gjysh e mbesë. Burri që shihni është 65 vjeçar, pensionist ndërsa kjo vajzë është vetëm 22 vjeçare.
Edhe pse 43 vjet diferencë, Anita dhe Uve nga Gjermania, janë një qift dhe të dashuruar.
Sipas medieve në Gjermani, qifti janë njohur në verën e vitit 2011 në një festival mesjetar. Anita, ka shpjeguar për momentin që është parë me Uven.
Ajo ka punuar si kujdestare për të moshuarit, në vendin ku edhe ishte i strehuar Uve.
“Sapo e pashë, e dija se ishte dashuria ime e madhe”, ka thënë Anita.
Ndërsa katër muaj më parë, qifti janë gëzuar edhe me një vajzë. Ndërsa ata kanë paralajmëruar se këtë vit ata do të martohen me një stil mesjetar.
Uve, në anën tjetër ka shpjeguar për kundërshtimet që kishin pasur familjet e tyre për lidhjen.
“Fillimisht familjet tona ishin kundër. Sidomos bija ime dhe babai i Anitës, që është tetë vjet më i vogël se unë. Por ne u treguam se i përkasim njëri- tjetrit, pavarësisht moshës”, ka thënë Uve.
Të dy, thonë se janë të sigurt për këtë lidhje dhe nuk e vënë në diskutim të ardhmen, përderisa tregojnë se nuk kanë frikë nga ajo se çfarë do tu ndodh në të ardhmen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat