Presidenti amerikan Barack Obama merr pjesë në një dasëm

Ndryshe

Presidenti amerikan Barack Obama merr pjesë në një dasëm

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 22:19

E gjithë familja Obama ka marrë pjesë në dasmen e shefit personal të familjes dhe shokut të ngushtë, Sam Kass.
Pse presidenti amerikan mori pjesë në këtë dasëm? Ekziston një rrëfim interesant.

Sipas literaturës, çdo president amerikan, merr në Shtëpinë e Bardhë një djalë të ri, i cili ka të drejtë ta përcjellë Presidentin kudo.

Madje, i njohuri si "Djali i Ri i Shtëpisë së Bardhë", ka të drejtë të hyjë në dhomën personale të Presidentit dhe Zonjës së Parë. Vetëm ai në Shtëpinë e Bardhë ka të drejtë t'i drejtohet Presidentit në atë mënyrë që askush tjetër nuk mund ta bëjë.

"Djali i Ri" i Shtëpisë së Bardhë, zakonisht mund të mos jetë aq i njohur për publikun. Ai mund të gatuajë për familjen presidenciale, mund të vozisë, mund të luajë me fëmijët, por ai nuk është nj dado. Ai është "më i dashuri" për familjen presidenciale.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse presidenti amerikan, Barack Obama, mori pjesë në martesën e Sam Kass. Sepse vetëm ai, ka të drejtë të hyjë pa trokitur në çdo dhomë ku është Presidenti!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat