Kjo është gruaja më me fat në Angli, ka fituar 267 çmime në konkurse online (Foto)

Ndryshe

Kjo është gruaja më me fat në Angli, ka fituar 267 çmime në konkurse online (Foto)

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 18:44

Gruaja më me fat në Britani ka fituar më shumë ne 30,000 paund në dy vjet në çmime të ndryshme duke i fituar nga konkurset online dhe në television.
Katy Spence 34 vjeçe ka arritur të mbushë shtëpinë me çmime të tëra dhe këto i ka fituar duke u regjistruar në 100 konkurse në ditë.
Në çmimet e saj shihen iPads, parfume, kamera dixhitale, DVD player, kompjutera lojërash, çokollata, produkte pastrami etj.
Ajo gjithashtu ka fituar edhe pushime luksoze në Amerikë, Greqi dhe Spanjë dhe 11,500 paund në dorë.
Vitin e shkuar Katy ka dërguar burrin e saj në një tur VIP në Formula 1 dhe fitimin e 400 paund.
Gruaja e cila është nëna e dy djemve tregon se qëkur është futur në konkurset online në 2012-tën ajo ka fituar 267 çmime.
Edhe pse e pranon se ka fat të madh në konkurse, ajo refuzon të luajë llotari pasi sipas saj shanset janë shumë të vogla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat