5 vjeçari i lindur me gjysmë zemre, emocionon me hedhjen e kovës me akull

Ndryshe

5 vjeçari i lindur me gjysmë zemre, emocionon me hedhjen e kovës me akull

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 11:11

Albert është një fëmijë pesë vjeçar dhe Ice Bucket Challenge (hedhja e kovës me akull) prej tij, është ndër më prekëset.
I lindur me një anomali në zemër, nuk nominoi dhe as kërkoi para, por e publikoi videon e tij, vetëm për të hyrë në regjistrin e dhuruesve për një zemër, sepse ai ka nevojë për një zemër të re.

Në videon e tij i mituri shprehet, “Më quajnë Albert, doja vërtetë të bëja Ice Bucket Challenge, por nuk mundem, pasi nuk më bën mirë i ftohti. Kam lindur me gjysmë zemre, dhe tani kam nevojë urgjente për një zemër të re. Nuk ka nevojë të më dhuroni para. Ju lutem vetëm shpërndajeni. Dhe bashkohuni në regjistrin për dhurimin e organeve”.

Prej disa kohësh personazhe të famshëm dhe njerëz të thjeshtë i hedhin vetes një kovë me ujë dhe kokrra akulli, në kuadrin e nismës mbarëbotërore me moton #Icebucketchallenge për të luftuar kundër sëmundjes çrregullimi ALS.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat