Kujtoi se vuante nga kanceri dhe vrau veten, por nuk ishte e sëmurë

Ndryshe

Kujtoi se vuante nga kanceri dhe vrau veten, por nuk ishte e sëmurë

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 15:24

Seemberjeet Kaur, një vajzë amerikane e moshës 34 vjeçare, mendonte se ishte e prekur nga tumori.
Për këtë arsye vrau veten, para se sëmundja të përkeqësohej.

Por autopsia në trupin e saj tregoi se frika e saj ishte e pabazë dhe se vajza jo vetëm që nuk kishte kancer, por nuk vuante nga asnjë sëmundje.

Gjithçka nisi në vitin 2013, kur Kaur nisi të ankohej për dhimbje të ndryshme.

Pasi bëri disa kërkime në internet, vajza ishte bindur se kishte kancer në stomak.

Përballë presionit të sëmundjes së hamendësuar, ajo u prek nga depresioni.

Kështu mori një taksi dhe u drejtua pranë një lumi, ku dhe u hodh për t’u mbytur.

Trupi i saj u gjet vetëm gjashtë javë pas zhdukjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat