Shkojnë për të grabitur, ja si përfundojnë hajnat (VIDEO)

Ndryshe

Shkojnë për të grabitur, ja si përfundojnë hajnat (VIDEO)

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 11:48

Një 24-vjeçar ka parandaluar një grabitje në Hjuston, SHBA. Jo vetëm kaq, por Mayura Dissanyake me origjinë nga Sri Lanka që punon shitës në një dyqan ka shtrirë në tokë një prej grabitësve.
Kjo falë aftësive të tij në artet marciale. Keqbërësit tentuan të grabisin një koleg të tij që sapo kishte parkuar makinën para marketit. Ndërsa grabitësit po përlesheshin me kolegun e tij, 24-vjeçari i ka ardhur në ndihmë atij duke bërë që një prej grabitësve të largohet.

Mayura Dissanyake është gjysmë profesionist në artet marciale. E gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat